-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve, Meta: I gjithë shteti i përfshirë në vjedhje!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në kampingun e Jalës me të rinjtë, ka hedhur akuza ndaj qeverisë për aferën e inceneratorëve.

Sipas tij, i gjithë shteti është angazhuar në një skemë të madhe për të vjedhur taksat e qytetarëve shqiptarë dhe për t’ia dhënë atë më pas 3 pronarëve të inceneratorëve të cilët sot janë në kërkim.

“LSI shihej si pengesë nga qeveria pasi ishte forca politike që prishte pazaret e pazarxhinjve, që nuk kanë asnjë ideal dhe shqetësim. Pse nuk u jepet mundësia të rinjve të qëndrojnë në Shqipëri. I përzënë nga Shqipëria të rinjtë me të gjitha çfarë bëjnë dhe me ftesën që u bëjnë bangladeshasve të vijnë. Nuk ka sit ë ndodhë ndryshe nga një armik i demokracisë, interesit kombëtar dhe interesit publik. Një armik i të vërtetave.

Rinia është një pengesë e pakalueshme për çdo regjim autoritar që do të mbretërojë përmes shantazhit, korrupsionit. Ëndrrat e të rinjve janë një sfidë që nuk mundet të përballen. Kanë shpresuar që përmes largimit të rinisë, do finalizojnë projektet e tyre grabitqare. LSI ishte një parti e cila në atë sistem, pasi sot jemi në kushtet e grushtit të shtetit, bëri më të mirën për të vendosur disa balance. Për të tejkaluar disa kriza artificiale.

Gjithçka eci në vitet që kemi lënë pas. Bëri që të përmbyset rendi kushtetues, që të bëhej një grusht shtet. Shpiken vendime dhe ligje për të ardhur në këtë sistem të kalbur. Regjimi i inceneratorëve. Është një shtet i tërë që punon se si të mbledhi në mënyrë të paligjshme taksat e Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe gjysmës së Shqipërisë, në mënyrë që disa persona në kërkim të marrin çdo ditë dhjetra mijëra euro. Përfshin gjithë shtetin në këtë vjedhje.

Keqpërdorin firmat e njerëzve që kanë ikur nga kjo botë prej vitesh. Barinjve që janë në Greqi, figurojnë këtu sikur firmosin miliona euro. Ata që janë në azile, firmosin. Ky regjim nuk ka prioritet rininë, buxhetin për arsimin, kërkimin shkencor. Kërkon që të vetmit të rinj me vlerë në këtë vend, të jenë patronazhistët. Nuk mund të jetë e ardhmja, as patronazhimi dhe as qenia fasadë e këtyre modeleve që bot ai ka përzënë me kohë”, u shpreh Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit