-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam i specializuar në përmbysjen e diktaturave”, Meta bën premtimin para të rinjve

Kryesoret

Nga kampi i Jalës, i cili u hap këtë të hënë, Ilir Meta u premtoi të rinjve se do të përmbysë qeverinë e Ramës.

Ai theksoi se është i specializuar në përmbysjen e diktaturave.

“Mua më pëlqen të luaj në ekip. Më pëlqen të luaj për ekipin. Fitoren e kemi të padiskutueshme. U është prishur fytyra. Shikojini fytyrë nxirët e Shqipërisë. Të keni të sigurt që në vitet që vijnë do e kenë shumë të vështirë të vijnë në këto zona kur të dëgjojnë bëmat e tyre ashtu sikurse llogarinë para drejtësisë për të gjitha dëmet që i kanë bërë vendit tonë, interesit tonë publik, interesit tonë kombëtar, të rinjve dhe të rejave e kanë të panegociueshëm.

Para jush është një njeri që është rritur dhe specializuar për përmbysjet e diktaturave. Në këtë betejë që kemi nisur së bashku nga 25 korriku, të jeni të sigurt se duke bashkuar zemrat, ëndrrat dhe energjitë tona me të gjithë shqiptarët, ne do ta bëjmë Shqipërinë shumë shpejt jo vetëm vend democrat, por shumë më të gëzueshëm”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit