-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Shqipëria me industri të re ushtarake? Shkarje logjike

Kryesoret

Se nëse qenka sikurse e tha Ay, që në kushtet e luftës në Ukrahinë ne duhet të zhvillojmë industrinë ushtarake, dhe të shesim armë Ukrahinës, a Rusisë, a të dyjave bashkë, i bie që ne pastaj paskemi dëshirë qe lufta të vazhdojë sa më shumë se ndryshe çfarë do t’i bëjmë miliona kallashet?

Pra ne do të na udhëhiqka industria militare, pra do kalojmë direkt nga postkomunizmi në imperializëm!

Y të keqen jo! 

Pra, qenkemi të interesuar atëhere për absurd që të vazhdojnë shkatërrimet. Lufta mos mbarojë kurrë. As Rusia mos fitojë, por as Ukrahina të mos dorëzohet! Nja dyqind vjet do e kemi Poliçanin, a Gërdecin, me kapacitete të plota!

Do të notojmë në lluks, le të vriten ata andej!

Por, kur qenka kështu atëhere përse shkojmë për të rindërtuar në Ukrahinë.

Se i bie që ne shkatërrojmë me armët tona, dhe pastaj rindërtojmë me lekët që kemi fituar nga shitja e armëve!

Cfarë fitojmë i falim për të riparuar dëmet që shkaktohen me armët tona!

Po a e di Ay se vendimi për të shitur armë në një konflikt të armatosur çfarë do të thotë dhe kush e merr atë vendim?

Pse rindërtojmë kur shkatërrimet nuk kanë mbaruar sepse lufta vazhdon deri sa të punojë Poliçani, a Rroskoveci!

Hajde merre vesht këtë logjikë! Duhet të ketë ndonjë shkarje këtu se logjikisht as Sokrati nuk e zgjidh dot besoj!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit