-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agjenti i SHISH: Provat që rusët e arrestuar në Gramsh janë spiunë, kamuflimi në kufi

Kryesoret

Ata të tre kanë hyrë pas njëri-tjetrit në Shqipëri. I pari hyri nga Hani i Hotit. I dyti nga Aeroporti i Rinasit dhe i treti nga Porti i Durrësit.

Nën koperturën e të rinjve aventurierë nga ditët e para të muajit gusht ata shfaqeshin duke bërë xhiro në kryeqytet.

Makina luksoze tip chevrolet nën pronësi të ukrainasit tanimë të arrestuar u pa kalimthi duke bërë xhiro në Tiranë.

Kishin aplikuar e gjetur shtëpi përmes booking ku dhe qëndruan kalimthi. Por përtej blogerëve të famshëm, njëri prej tyre kimist, fotograf dhe social co worker, ata ishin me siguri agjentët më të mirë rusë.

Fotot brenda aparatit

Kështu e nis bisedën një burim pranë Shërbimit Informativ Shtetëror që së bashku me SHIK-un kanë kaluar në gjendje alarmi.

Shërbimet sekrete janë të bindura se janë përpara rastit agjenturor tipik. Me tre të rinj që thuhet se janë rekrutuar për të kryer misione zbulimi në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s prej 2009-s.

“Ne siguruam dhjetëra fotografi në aparatet e njërit prej tyre në atë që njihet si infrastrukturë kritike”. Sipas tij të tre të arrestuarit nuk po filmonin për aventurë, por për spiunazh.

“Ne jemi të bindur dhe së bashku me ne edhe aleatët. Nuk mund të jap më tepër informacion për shkak të sigurisë kombëtare se në Shqipëri po ndodhte një operacion spiunazhi me qëllim destabilizimin”, shton burimi.

Flasin ekspertët

Gazeta u këshillua me ekspertë të lartë të sigurisë që shtuan se mënyra si reagoi Mikail në brendësi të Uzinës Ruse e ekspozuan atë dukshëm për përgatitjen ushtarake dhe ekstra.

“Kjo nuk është më një çështje e prokurorisë shqiptare dhe as e Policisë së Shtetit. Mund të them që hetimi ka futur në lojë ekspertë ndërkombëtarë. Së shpejti do dëgjoni rezultatet e këtij procesi”, mbylli zyrtari i lartë.

Dy rusët dhe ukrainasja besohet se kishin role të ndara, por që të gjithë i bashkonte operacioni i rikognicionit ashtu si ushtaraku i lartë e përshkroi misionin e tyre.

Eshtë dhënë urdhër për çdo bazë ushtarake të qëndrojnë në gjendje gatishmërie. Por se për çfarë bëhet fjalë konkretisht nuk mund ta bëjë të ditur për shkak të sigurisë kombëtare./ Gazetasi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit