-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiunët në Gramsh? SHBA: Rusët vendosini para drejtësisë

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh sot se po ndjek zhvillimet për incidentin në Gramsh ku u sulmuan dy ushtarë shqiptarë nga një rus me spraj dhe dy të tjerë tentuan të iknin, por u kapën.

Autoritetet shqiptare i kanë akuzuar për spiunazh, edhe pse dy ministrat Niko Peleshi dhe Bledi Çuçi thanë se uzina e armëve në Gramsh nuk ka asnjë sekret.

Duke folur pas ceremonisë në sheshin “Skëndërbej” ku dy avionë të flotës amerikane fluturuan në qiellin e Tiranës, Yuri Kim tha se SHBA është krah Shqipërisë.

Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52.

Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë.

Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë!

Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj.

E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës” tha ajo.

Dy ushtarët shqiptarë Albi Bici dhe Ardian Xhaka pas mjekimit në spital dolën në gjendje të mirë, pasi kishin vetëm pak skuqje dhe irritim të fytyrës nga spraji neuroparalizues.

Svetlana Timofoeva, Fiodor Mihailoviç dhe Mikhail Zorin që u përlesh me ushtarët shqiptarë janë në burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit