-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Godasim” mediat britanike: Vajza e aleatit të Putin u vra vetë rusët

Kryesoret

Pas sulmit me bombë që vrau vajzën e ideologut të Putinit, Aleksandër Dugin fshihen pikërisht agjentët e shërbimit sekret rus, FSB, raportojnë mediat britanike. Ka dyshime të forta se rrethi i ngushtë i Putinit është duke kundërshtuar politikat e tij në Ukrainë duke bërë që fillimisht t’i “marrin krahët”. Ekzekutimit i vajzës së personit të rëndësishëm për të Putinit, siç është Aleksandër Dugin. Sipas mediave është e njëjta taktik e përdorur nga periudhën e carit të fundit Nikolla.

Frustrimi dhe zemërimi po shtohen për luftën e Rusisë në Ukrainë. Një nga ish-komandantët e Putinit që madje e quajti presidentin një “klloun”. Gjithashtu shtoi se është vënë poshtë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Rusia ka pohuar me tërbim se Dugin kishte marrë kërcënime me vdekje nga ‘nacionalistët ukrainas’ . Kjo ndodhi përpara se Darya të copëtohej në një sulm që besohet se kishte objektiv babain e saj ultranacionalist.


Por disa ekspertë kanë sugjeruar se ishte agjencia e spiunazhit FSB që qëndronte pas sulmit.

Historiani Yuri Felshtinsky, autor i librit “Bloëing up Ukraine”, tha: “Shpërthimi i makinës së fashistit të famshëm rus dhe ideologut të regjimit të Putinit, Aleksandër Dugin, u organizua, me sa duket, nga shërbimet ruse të sigurisë”.

Ai shtoi: “Në raportet e fundit ruse, bomba ishte ngjitur në makinën e Dugin brenda kompleksit të tij të ruajtur. Ukraina fokusohet në objektiva ushtarake. Pra ndryshe nga Rusia, dhe nuk ka asnjë përfitim të dukshëm në sulmin e një prej kukullave mediatike të Putinit. Ukraina nuk ka përfitim as të shpërndajë nëpër federatën ruse agjentët e saj për veprimtari që nuk kanë lidhje me çlirimin”.


Ish-deputeti rus Ilya Ponomarev pohoi gjithashtu se shpërthimi ishte vepër e një grupi të panjohur rus. Ekzistenca e grupit nuk mund të verifikohet nga burime alternative.

Ai tha në TV rus: “Një ngjarje e rëndësishme ndodhi pranë Moskës mbrëmë. Ky sulm hap një faqe të re në rezistencën ruse ndaj Putinizmit. Kjo nuk do të jetë e fundit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit