-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratorët, PD: Ja kush po e mbron Zoton

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi gjatë një deklarate për mediat në lidhje me aferën e inceneratorëve është shprehur se drejtësia nuk po vepron.

Ai ka thënë se policia dhe shteti po merren me qytetarë të thjesht dhe kanë lënë në hije vjedhjet e mëdha.
 
E. Ç. një 42 vjeçar nga Kukësi, u arrestua në shtator 2015 pasi transportonte disa viça për të cilët nuk kishte faturë tatimore.
 
Berberi T. H., nga Tirana, po në shtator 2015, u arrestua se nuk lëshonte kupon tatimor pasi qethte klientët.
 
Në disa qindra raste qytetarët shqiptarë janë arrestuar për ‘mustaqet e Çelos
,” ka thënë Këlliçi.

Ai ka shtuar se pas vjedhjes masive grupi i inceneratorëve vazhdon akoma të përfitojë çdo ditë nga 80 mijë euro.
 
Po i vodhe shtetit të Rilindjes 10 lekë për një qethje, të hedhin prangat, po përfitove qindra miliona euro nuk të gjen gjë.
 

Ky është standardi i Edi Ramës së inceneratorëve dhe drejtësisë së reformuar, e cila me polici kap gjithë të mjerët e Shqipërisë, kurse me SPAK nuk kap asgjë.
 
Nëse doni një shembull, arrogant e flagrant bashkë, keni inceneratorin e Tiranës.
 
Edhe pse kompania Integrated “Technology Services” ka ‘qethur e rruar’ qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. Nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Madje Zoto-Mërtiri-Gugallja shpërblehen për këtë vjedhje me 80 mijë euro në ditë
,” ka shtuar ai.

5 pyetjet e PD-së për SPAK

1.     Kur burgoset berberi se qethi pa TVSh, po ‘berberët’ që rruajnë miliona dhe sekserët që lëvizin paratë e Edi Ramës, pse nuk preken?
 
2.     Kush po i mbron dhe kush i jep garanci Zotos – Gugalles – Mërtirit?
 
3.     Kush vijon t’u çojë milionat në arrati?
 
4.     Pse kështu, kur dihet që inceneratori, për të cilën janë dhënë paratë, nuk ekziston? 
 
5.     A mund të ketë arsye tjetër përveç faktit se ndajnë paratë bashkë?
 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit