-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paketa e dytë e krizës, ministrja: Kur fillon dhe kategoritë që përfitojnë

Kryesoret

Në fillim të sesionit të ri parlamentar në vjeshtë, qeveria pritet që të bëjë publike paketën e dytë të masave për mbështetjen e kategorive që preken më shumë nga kriza e çmimeve. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibhraimaj tha se paketa e dytë kryesisht do të jetë vijimësi e së parës, pra do të përfitojnë të njëjtat kategori.

Ne do të vijojmë të kemi një politikë mbështetëse ndaj shtresave në nevojë që do të ndikojë si në ecurinë e konsumit dhe mirëqenies e ekonomisë.

Në fund të korrikut bëmë një akt normativ për rishikim të buxhetit që parashikon ndërhyrjet që do të marrë qeveria. Këtë paketë të plotë do ta bëjmë publike paraprakisht.

Ajo përfshin ato masa që janë marrë deri tani dhe reflektimin e vijimësisë së masave që janë marrë deri tani si për bizneset dhe konsumin” tha ajo.

Pro çfarë parashikonte paketa e parë që përfundoi në qershor?

Qeveria dha 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

–              Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale

–              Pensionistë të invaliditetit

–              Pensionistë që jetojnë vetëm

–              Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër

–              Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit