-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas inceneratorëve, Meta paralajmëron për afera të tjera: ja çfarë bëhet me rrugët

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se vjedhjet dhe aferat korruptive janë tejet të mëdha dhe se inceneratorët janë vetëm maja.

Ai ka paralajmëruar se do të publikojë disa fakte të tjera në lidhje me ndërtimin e rrugëve dhe vjedhjet që janë bërë. sipas tij akset më problematike janë ato të Qafë-Plloç dhe Kardhiq-Delvinë.

“Shqetësimi kryesor është çështja e korrupsionit galopant të përmasave të frikshme sikurse jemi njohur për aferën e inceneratorëve. Do të vazhdoni të njiheni me fakte tronditëse në javët në vijim. Sot doja të tërhiqja vëmendjen tuaj me korrupsionin për inevstimet publike. Te rrugët do të ndalesha sot. Kostoja e rrugëve është katër-fishuar.

Si rruga Qafë-Plloçë për shkak të papërgjegjeshmërisë. Rruga Kardhiq-Delvinë dhe shumë rrugë të tjera. Duke iu ikur përgjegjësive për koridoret e BE ku Shqipëria duhet bërë pjesë, për arsye se nuk duan të prokurohen me kosto europiane, duke tentuar t’i ikin konkurrencës bëjnë marrëzi të tilla duke e çuar kilometrin nga 10-20 mln euro. Ndërkohë që një rrugë me dy korsi në Francë bën 4 mln euro kilometri. Dihet sa është pagan ë Franca dhe sa është në Shqipëri përveç kostove të tjera.

Apo në SHBA, është deri në 2.7 mln euro për km. Rruga e re në Shqipëri është 6 herë më shumë në Serbi. I bëj thirrje administratës publike, jo vetëm të rrugët dhe ujësjellësat. Mos u bëni bedela për korrupsionin e Edi Ramës. Mos dëmtoni veten dhe familjet tuaja. Mos firmosni. Bëni çdo gjë për të qenë korrekt me ligjin. Ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara. Është ë rëndësishme që ju të flini të qetë. Ky korrupsioni i këtyre përmasave nuk do të tolerohet”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit