Dy incidente në zonat ushtarake janë shënuar gjatë fundjavës në vendin tonë, ku disa dy rusë dhe një ukrainas hynë në zonën e sigurisë në bazën ushtarake të Gramshit dhe katër turistë çekë u kapën duke fotografuar uzinën e Poliçanit, ku po ashtu kishin thyer perimetrin e sigurisë.
Por hetuesit e Elbasanit kanë mbajtur qëndrime të ndryshme ndaj të dy incidenteve. Ata kanë dyshime të forta për sa i përket incidentit në Gramsh, se rusët dhe ukrainasi janë të përfshirë në një rrjet spiunazhi dhe nga hyrja e tyre në vend tonë si turistë. Ata kanë përdorur 3 pika të ndryshme kufitare, si ajo e portit të Durrësit, ajo e Murriqanit dhe aeroporti i Rinasit. Ukrainasi ka përdorur portin e Durrësit duke u futur me makinën e tij tip Cherviolet. Ata kishin 3 javë në vendin tonë dhe kishin eksploruar baza të shumta ushtarake përfshirë dhe atë të Pashalimanit.
Ndaj Svetlena Timofoeva, 33-vjeç ka pasur edhe më herët akuza për spiunazh, dhe në fillim të këtij viti miku i saj fotograf u arrestua në Egjipt, ndërsa u desh ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme ruse për ta liruar atë.
Nga ana tjetër 4 turistë çekë u lanë të lirë, pasi ndaj tyre hetuesit nuk kanë dyshime për spiunazh. Ata mbanin të veshura rroba ushtarake dhe dy prej grave qëndruan jashtë ambienteve të uzinës së Poliçanit, ndërsa 2 burrat u futën brenda tuneleve duke bërë foto. Po ashtu dy gratë kishin me vete dhe dy fëmijë të mitur, gjë që bëri hetuesit ti lironin dhe uli dyshimet se kishin të bëjnë me një grup spiunësh.