Taulant Balla: Zinxhiri i strukturave shtetërore ka qenë në nivelin më të lartë dhe të mirë të mundshëm. Ka pasur një përpjekje që dyshohet për aktivitet spiunazhi, e cila është asgjësuar sapo ka nisur. Të gjitha strukturat e përfshira meritojnë vlerësimin maksimal. Shqipëria mbetet një vend anëtar i NATO-s që ka mbështetur dhe mbështet të gjithë përpjekjen e botës demokratike në mbështetje të rezistencës ukrainase dhe që do i këshilloja këdo, edhe të gjithë “gjelat” e politikës së opozitës që të presin hetimet, verdiktin e institucioneve të sigurisë që do të zbardhin ngjarjen. Ka një shprehje popullore, që opinionin për shqiponjën nuk mund ta japin gjelat e detit.
Vijon…