Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm dhe herë pas here me kthjellime e vranësira.
Edhe përgjatë ditës së martë moti do të vijojë të mbetet njësoj.
Paraditja pritet të nisë me vranësira, ndërsa në mesdite do të kemi kthjellime të përkohshme.
Ndërkohë pasditja do të risjellë sërish rikthim të vranësirave në të gjithë territorin, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu por edhe me shkarkesa elektrike.
Sa i përket temperaturave ato pritet të arrijnë në 30 gradë celcius në vlerën maksimale, dhe në 16 gradë sa i përket vlerave të ulëta.
Qyteti i Gramshit është përmbytur dhe mësohet se kjo vjen nga bllokimi i kanalizimeve të ujërave të zeza.
Moti i keq ka përfshirë edhe fshatrat përreth, ndërsa shi i rrëmbyer ka rënë edhe në qytetin e Elbasanit, ku ka pasur edhe shkëputje të energjisë elektrike në disa lagje të qytetit.