-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me Vuçiçin në Bruksel, Kurti deklaratë të mërkurën

Kryesoret

Ditën e mërkurë Kryeministri Albin Kurti do të japë deklaratë në lidhje me takimin me Vuçiç në Bruksel.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëvendësi i Putin.

Ditën e djeshme presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dhënë një version të tij rreth bisedave me Kurtin në Bruksel. Sipas tij Kryeministri i Kosovës nuk ka pranuar propozimet për marrëveshje me Serbinë.

Ai ka shtuar se Kurti ka hedhur poshtë gjashtë propozime.

E para, sipas asaj që tha Presidenti serb, është njohja e ndërsjellë dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

E dyta, kompensimi i Kosovës për dëmet njerëzore dhe materiale që i ka shkaktuar Serbia në luftën e fundit. E treta është bashkëpunimi i ndërsjellë. Ndërsa i katërti propozim është njohja e të drejtave të shqiptarëve të Luginës, ashtu siç u njihen serbëve të Veriut.

Pika e pestë, që Vuçiç thotë se e ka propozuar Kurti, është rishqyrtimi i marrëveshjeve që janë arritur deri tash.

Dhe e fundit, është marrëveshja finale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit