-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha rikthehet sërish te protestat: Vetëm ato e largojnë Ramën!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Dibra gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, tha se pushteti i Ramës është i paligjshëm.

Berisha u shpreh se qytetarët duhet të ulen të dialogojnë me njëri- tjetrin për kauzat e përbashkëta.

“Ajo çka ne kemi mision është zgjidhja e problemeve. Të gjitha problemet kanë ardhur nga botëkuptimi i Edi Ramës i cili i lejon vetes me kënaqësi të vendosë monizmin, të marrë të gjitha pushtetet. Në 2007 80 për qind e pushtetit ishte e PS-së. Tha nuk hyjmë në zgjedhje se kishte frikë nga rezultati. Shtymë zgjedhjet 5 muaj, isha i vendosur ti shtyja dhe 1 vit. Një pushtet monist nuk e pranoja, madje më çonin fjalë nga Brukseli që Berisha mos të pyesë për të por të bëjë zgjedhjet.

Por monizmi na ngelej ne dhe ne nuk ishim partia që pranonim monizmin. Çfarë arritëm në këtë vit, arritëm një gjë, jemi në këmbë dhe të vërtetë. Vendimet i marrim në përputhje të plotë me interesat tona publike e kombëtare. Sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë. jemi përgjegjës për të ofruar zgjidhje, arritëm të bashkohemi me grupet organizatat, individët e kauzave sepse u vendos një perde mos ta politizojmë. Vritet tjetri në derë të shpish, e vrau policia në derë të shtëpisë, te pragu i derës. Mori fund kjo. Po qe kauzë e drejtë do e mbështesim me gjithë potencialin tonë. Mirëpres me padurim bashkëpunimin me sindikatat. Të gjejmë format e bashkëpunimit.

Rama është një makineri që grabit qytetarët. Kemi një betejë të madhe përpara, beteja është ti themi Edi Ramës, boll vodhe, ik. Dhe ajo bëhet siç e thatë vetë këtu me protesta të fuqishme. Pushteti i tij është i paligjshëm, pushteti i tij ka ardhur nga droga, krimi dhe patronazhistët, ka ardhur nga shteti elektoral si në diktaturë.

Nëse një kryeministër përdor shtetin për zgjedhje, ai nuk bën zgjedhje. Ishte fatale që opozita, jo pse humbi zgjedhjet, por nuk doli në shesh për t’i treguar vendin atij. Ajo fitore do i dalë nga hundët atij”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit