Pak orë pas arrestimit të 18-vjeçarit Horgito Peqini për ekzekutimin e Madrit Ulqinakut pak ditë më parë në Elbasan, policia njofton se ka gjetur edhe armën e krimit.
Pistoleta me një krehër me 6 fishekë u gjet në lumin Shkumbin.
Pas arrestimit, ka qenë vetë autori që ka treguar se ku e kishte hedhur dhe policia e ka gjetur duke e sekuestruar në cilësinë e provës.
Peqini së bashku me një grup të tjerë të rinjsh u konfliktuan me Ulqinakun më pas 18-vjeçari e qëlloi me një plumb në kokë për vdekje.
Peqini u dorëzua pas negociatave me familjen që e bindi.