Vau i Dejës u trondit mëngjesin e sotëm nga një vrasje me armë zjarri që ndodhi në një prej lokaleve të zonës.
Viktima është 51-vjeçari Agron Mateshi, që humbi jetën pasi u qëllua me kallashnikov nga 37-vjeçari Alfons Palushani.
Të dy ishin ulur në tavolina të ndryshme në një prej lokaleve të fshatit Shelqet të Vaut të Dejës.
Nën efektin e alkoolit mes tyre ka filluar debati në distancë me sharje dhe ofendime.
Më pas Palushani ka shkuar në shtëpi ka marrë kallashnikovin dhe e ka qëlluar për vdekje Matushin teksa po hipte në makinë për të ikur në shtëpi.
Autori i krimit është ende në kërkim. Policia ka marrë dëshmitë e personave që ishin në lokal për të zbardhur ngjarjen që ndodhi rreth orës 03:00 të ditës së sotme.