Një ditë pas pritjes në aeroport sot për Luiza Gegën që i solli medalje ari Shqipërisë u zhvillua një ceremoni e posaçme në sheshin “Nënë Tereza”, organizuar nga qeveria.
Luiza Gega është kampionia më e re e Europës në atletikë në garën 3000 metra me pengesa.
Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finale, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qindtat.