-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plas sherri, fierakët rrahin turistin polak

Kryesoret

Një sherr banal është shënuar në Sarandë, gjatë natës së djeshme.

Dy të rinj nga Fieri janë konfliktuar me një turist polak, rreth 44 vjeç. Ata e kanë goditur atë me sende të forta duke i shkaktuar plagë të shumta. Ky i fundit u dërgua në spital për të marr ndihmën mjekësore.

Ditën e sotme policia ka njoftuar se të dy të rinj do të hetohen në të lirë. Po ashtu mësohet se turisti është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç, të dy banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç.

Fluksi i sezonit turistik ka bërë që policia e Sarandës të ndodhet shpesh para zënkave të tilla banale. Para dy ditësh, për motive të dobëta dy persona kanë përfunduar në spital pasi janë goditur nga një i tretë me mjete të forta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit