-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Luiza Gega do marrë (shpërblim) më shumë se “tradhtarët” që lanë atdheun

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i dha sot kampiones Luiza Gega medaljen, kordonin e madh me Yllin për Mirënjohje Publike. Gjak, sfilitje, lot dhe djersë. Këto fjalë janë çelësi i suksesit, tha Edi Rama.

Janë 4 fjalë të cilat Churchil i përdori duke i bërë homazhin më të madh vetë sportit.

Kur i ngriti në këmbë gjithë britanikët në luftë me një recetë mahnitëse që i ka mbetur historisë të fitores mbi nazizmin. U tha nuk kam asgjë për t’ju ofruar veç sfilitje, gjak, lot dhe djersë.

Nëse e shohim të gjithë rrugëtimin dhe vrapimin e Luizës ato janë hapa të pafundëm sfilitje, gjaku, lotësh dhe djerse.

Me këto 4 fjalë të kthyera në një mënyrë të jetuari Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie.

Sipërmarrja e saj është marramendëse. Kur flasim dhe mendojmë që çfarë i dhuroi Luiza Shqipërisë, imazhin e një Shqipërie që ia del me kokën lart mes gjithë të tjerëve”, tha Edi Rama.

Sulmi mbi Berishën

Më pas Edi Rama kaloi në sulm kundër qeverisë Berisha, që sipas tij i braktisi sportistët duke i detyruar që të largohen nga atdheu.

Shqipëria sot i shpërblen sportistët që bëjnë sukses më shumë se shumë se disa vende të tjera më të suksesshme.

Shifra nuk do ta imagjinonin dot sportistët që shkonin ndërronin kombësinë në 2012 dhe ngrinin flamuj të kombeve të tjera.

Në ato vende ku kanë ngritur flamujt e vendeve të tjera janë më pak nga ai që do të marrë Luiza” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit