Ka përfunduar takimi mes të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit dy orësh Escobar nuk ka pranuar që të flasë për mediat që ndodheshin jashtë selisë së presidencës.
Ndërkohë diplomati i lartë amerikan gjatë mbrëmjes së sotme do të zhvillojë takime dhe me liderët e opozitës.
Vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiç, në Bruksel.
Ndërsa Osmani pas një njoftimi ka shkruar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut.
“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike”.
“Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ka përfunduar Osmani.
Ndryshe, pas takimit rreth që zgjati rreth dy orë, Escobar nuk pranoi të flasë për mediat.
I njëjti mbrëmjen e sotme do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë