-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-“Rreziku qëndron mbi ne”, Berisha: Rama ju ka dhuruar shqiptarëve pagat më të ultra

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ditën e sotme në ditën europiane të përkujtimit të viktimave të regjimeve ka zhvilluar një takim me qytetarët e Dibrës pranë monumentit të Elez Isufit. Berisha ka thënë se me qeverisjen e Edi Ramës edhe pas 32 vietsh Shqipëria është në rrezik. Pasi gjithmonë e më shumë të rinjtë shqiptar po largohen.

“Pasi dolëm nga diktatura komuniste, 32 vite mbrapa përsëri rreziku qëndron mbi ne si shpata e Demokleut. A jemi sot në rrezik apo po e teprojmë duke e shpallur një gjë të tillë. A është Shqipëria në rrezik, a është Dibra në rrezik.
Një komb që humbet me shpejtësi banorët e tij, anëtarët e tij është në rrezik dhe rrezik të madh kudo. Këto 8 vite asnjë komb tjetër nuk ka humbur pjesëtarët e vet sa i kemi humbur ne shqiptarët. Kjo nga viti 2014 e gjer sot me statistika të sigurta të BE-së, vetëm në zonën e BE-së janë larguar nga Shqipëria mbi 744 mijë shqiptarë pa llogaritur sa kanë shkuar në vende të tjera të botës”, deklaroi Berisha.

Ai vijoi: “Po ju jap një shembull tjetër; Greqia pas Luftës së Dytë Botërore ra në luftë civile. Nuk ka asgjë më të keqe për një komb, 1 milion grekë u larguan. Kurse ne për 8 vite jemi larguar 26-27% e banorëve nga Shqipëria. Jemi në rrudhje të madhe, në shkretim, po ikën rinia, fëmijët, po ikën e ardhmja”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit