-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pularia si hotel, arrestohet pronari, policia vihet pas drejtorit të AKU-së

Kryesoret

Tregtimi i produkteve të pakontrolluar është kthyer në shqetësim për konsumatorët. Një 55-vjeçar, i cili zotëronte një pulari të paregjistruar në Shkodër, shiste vezë në market duke përdoru ambalazhet e firmave të tjera.

Produktet e tij ishin të pakontrolluara nga AKU, edhe pse strukturat e shtetit pas arrestimit të 55-vjeçarit dyshojnë se vetë drejtori i kontrollit ushqimor ka qenë në dijeni. Po ashtu uniformat blu e kanë shpallur në kërkim këtë të fundit.

Mësohet se Vitor Gjergji, pronari e kishte regjistruar biznesin e tij si hotel pranë Tatimeve dhe jo si një pulari. Nga ana tjetër në kërkim është shpallur Gjekë Sokoli, drejtori dhe një nga inspektorit i cili ka shpërdoruar detyrën

Njoftimi i policisë

Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Bërdicë e Sipërme”, është konstatuar pulari, në pronësi të këtij shtetasi, i paregjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, u evidentua se 55-vjeçari prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera.

Produkte ushqimore (vezë) të pakontrolluara.

Në vijim, u referuan materialet, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. S. , 55 vjeç , banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i AKU, Shkodër, si dhe u referuan materialet për shtetasin A. B.  55 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën, nuk kanë evidentuar aktivitetet e paligjshme të 55-vjeçarit, si dhe e kanë favorizuar atë duke mos ushtruar kontrolle në aktivitetin në pronësi të shtetasit V. Gj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit