Vdekja e Darya Dugina u organizua nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) dhe është “i pari në radhë” i sulmeve të pritshme ndaj civilëve, tha të martën Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.
“Në Rusi po bie mbështetja për luftën. Kremlini ka nevojë për mobilizim publik. FSB pritet të organizojë një seri sulmesh terroriste në qytetet ruse me viktima masive civile. Dugina është e para në radhë”, tha ai.
Dugina, redaktore e një faqe interneti dezinformuese ruse, vdiq pasi një bombë e vendosur në një makinë që ajo po ngiste shpërtheu në periferi të Moskës të shtunën në mbrëmje.
Rusia ka fajësuar shërbimet speciale ukrainase për vrasjen e Dugina-s, raportoi të hënën TASS. Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Dugina-s, duke i quajtur pretendimet e FSB-së ruse si trillime.