-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Shkodër, po pinin alkool deri në 3 të mëngjesit

Kryesoret

Agron Metushi dhe Alfons Palushani, kanë qenë duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit. Këto detaje kanë dalë në dritë nga burime për mediat dhe policinë.

Metushi ishte tregtar në zonën Shelqetit. Palushi ishte kthyer për pushime nga Anglia dhe me viktimën njiheshin prej kohësh. Ata janë takuar në lokalin e natës duke dëgjuar muzikë live.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, pavarësisht se kanë qenë së bashku, ata kanë nisur të debatojnë e deri në përplasje. Me pas, Alfons Palushani është larguar për në banesën e tij, ka marrë armen e zjarrit dhe është rikthyer tek lokali

Aty ai ka vënë re mikun e tij, Agron Metushi Hasani, i cili po largohej me makine dhe ka qëlluar menjëherë ndaj tij, duke e lënë të vdekur. Me pas, ai është larguar me shpejtësi.

Njoftim

“Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P.,  ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit  dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit