Deputeti socialist Erion Braçe është kundër propozimit të Fidel Yllit që kërkoi hapjen e basteve. Ai thotë se Gegën nuk e bënë bastet kampione Europe.
“Luiza Gegen nuk e bene kampione te Evropes bastet, parate e basteve apo ekonomia e basteve! Stadiumin e pare, te dyte, te trete apo te katert, nuk i bene bastet, parate e basteve apo ekonomia e basteve! Shperblimet per sportistet kampione, nuk paguhen nga bastet, parate e basteve apo ekonomia e basteve!
(Te gjitha stadiumet apo edhe shperblimet, u ndertuan apo u rriten e paguhen, kur bastet ishin shpallur te paligjshme). Doja ta theksoja kete, sepse po behet banale qe pas cdo suksesi sportiv apo deshtimi po te tille, rriten tonet per te ligjeruar perseri bastet!
Bastet dhe krimi
Bastet e ligjshme ne kete vend, ishin biznes i krimit te organizuar; bastet ne te zeze sot, ne kete vend. Jane biznes i krimit te organizuar; bastet edhe nese legalizohen perseri, do jene edhe biznes i krimit te organizuar.
Perse? Sepse asnjehere nuk pati lufte ndaj krimit te organizuar qe kontrollon bastet, mban bastet, perfitojne nga ekonomia e basteve;
Ato aksionet sporadike e te qellimta ndaj lokaleve neper lagje qe mbajne baste, jane “beteje” pa mend, kot, sa per sy e faqe. Nese duam lufte kunder ekonomise kriminale te basteve, duhet te sulmojme organizatat kriminale qe mbajne bastet, ekonomine e tyre.
Bastet dhe ekonomia
Legalizimi i basteve qe jane sot ne te zeze, nuk sjell para per sportin, por per ekonomine e krimit. Sporti pa asnje diskutim qe ka nevoje per para. Por me shume ka nevoje per ekonomine e tij; deshtimi i cdo federate, cdo ekipi per te ndertuar kete ekonomi, nuk mund te kete zgjidhje ekonomine kriminale te basteve!
Buxheti i shtetit aty eshte; pertej tij incentiva fiskale duhet te jene pjese e ekonomise se sportit-ekonomi reale. E ligjshme e paster, jo ekonomi qe ushqehet nga parate e organizatave kriminale qe mbajne bastet”, shkruan Braçe. Kreu i KOKSH-it, dje i kërkoi kryeministrit rikthimin e basteve për të financuar sportin.