Janë arrestuar 4 persona të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve për të vendosur baste sportive të paligjshme nëpërmjet celularëve.
Në pranga janë vendosur A. M., 25 vjeç, E. S., 22 vjeç, Sh. N., 32 vjeç, A. S., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu, u proceduan penalisht personat A. M., 50 vjeç, O. Sh., 23 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, shuma të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm.