Ditën e sotme, në aksin nacional Dimal-Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshgnjës, ka ndodhur një aksident.
Një mjet bujqësor i ka prerë rrugën një furgoni, tip Citroen me targa të huaja dhe mjeti bujqësor është ndarë në mes të rrugës.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy fëmijë që ndodheshin në brenda.
Të gjithë këto persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Pas aksidentit është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit bujqësor, që rezulton se ishte pa patentë.