-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapen me drogë në Elbasan, 3 persona vihen në pranga

Kryesoret

Policia e Elbasanit në kuadër të operaconit të koduar policor “Postimi”, ka arrestuar 3 persona, për veprat penale, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë”.

Si rezultat i këtij operacioni, u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Njoftim

Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Postimi”, të zhvilluar më 14.08.2022, si rezultat i të cilit u arrestuan 3 shtetas për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë”, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, si rezultat i operacionit policor “Postimi” u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Nga tërësia e hetimeve të thelluara për këtë rast, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, ndaluan shtetasit:

-A. K., 43 vjeç, banues në Cërrik dhe A.B., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka ndryshuar masën e sigurimit personal në “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit