Ish-ministri teknik, kolonel Dritan Demiraj përmes një postimi në Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës. Ai ka kërcënuar serbët që nëse duan ta provojnë të futen në Kosovë dhe fundi do të jetë më keq se në ’99.
“Sa ironike dhe qesharake! Perpara dy ditesh presidenti serb Aleksander Vuçic i kerkoi NATO-s te beje detyren e saj ne Kosove, perndryshe ai deklaroi se Serbia do te nderhyje per te mbrojtur pakicat e saj atje?
Ne fjalimin e tij para kombit, ai deklaroi se jemi vendosur me shpatulla pas murit, por ne do t’i mbrojme njerezit tane nga persekutinlmi nese NATO nuk do ta beje kete.
Sipas tij, bandat e Shqiptareve duhej te ndaloheshin ne Kosoven e Veriut, atje ku jetojne pjesa me e madhe e serbeve. Per cilat banda ne veri e ka fjalen Aleksandri?
Per bandat qe financohen, mbeshteten financiarisht dhe asistohen nga sherbimet serbe te sigurise, nen prezencen me disa raste edhe te mercenareve te Grupit Rus Ëagner?
Por ku e gjen trimerine ky “burrec”?
Ne gjykimin tim kercenimet e shfaqura javeve te fundit nga Vuçiç, nuk jane asgje tjeter me shume se sa vazhdimi i nje plani te qarte 20 vjeçar, ku vetem pergjate kufirit me Dardanine, jane ndertuar, kompletuar dhe dislokuar me efektiv te plote 48 baza operacionale ushtarake.
28 nga keto baza i perkasin forcave te armatosura te ushtrise serbe, ndersa 20 te tjera jane pjese e organikes se xhandarmarise serbe. Keto baza kane filluar te ndertohen qe nga muaji gusht 2001 dhe ma pas jane fortifikuar, kompletuar me efektiv te stervitur dhe te kompletuar me armatimet me moderne te kembesorise, me aparatura moderne zbulimi, vezhgimi dhe te luftes elektronike nen asistencen teknike, informative dhe teknologjike te sherbimeve te specializuara sekrete te Federates Ruse si sherbimi sekret ushtarak GRU, sherbimi i zbulimit te huaj SVR, FSB por jo vetem.
Keto kercenime intensifikohen ne çdo rast kur qeveria e Dardanise dhe Albin Kurti kerkon zbatimin e reciprocitetit, duke bere qe Vuçiç, Vulin, Stefanoviç dhe strukturat e tyre kriminale ne veri te vendit aktivizohen per prishjen e rendit dhe te sigurise publike me Dardanine e Veriut.
Per me keq se kaq, ata kercenojne haptazi se do te nderhyjne me ushtrine e tyre te “forte” per te mos lejuar vrasjen e serbeve nga Shqiptaret ne veri te vendit.
Sa qesharake! Ata qe kane shkaktuar tri luftera dhe genocid ne Ballkan, ata qe kane vrare mijera civile, kane perdhunuar mijera gra dhe vajza, kane shperngulur rreth nje milione qytetare dhe kane shkaterruar dhjetera mijera banesa.
Edhe kush ish ministri i propagandes se kasapit te Ballkanit Sllobodan Milosheviç, Aleksander Vuçiç së bashku me ‘kelyshin’ e Putinit ne Ballkan Alexander Vulin.
Provojeni po jua mbajti dhe shikoni se ku do perfundoni edhe me keq se ne vitin 1998-99.
Eshte e papranueshme qasja e BE-se duke vazhduar perkedheljen e Serbise me qellim distancimin nga Rusia, por ata duhet ta kene te qarte qe kjo nuk ka per te ndodhur asnjehere.
Kohe per teater dhe propagande nuk ka. Te dy qeverite tona duhet te pergatisin dhe firmosin sa me shpejte traktatin e mbrojtjes se perbashket ne drejtim te unifikimit te qendrimeve te mbrojtjes kombetare se bashku me Republiken e Dardanise” shkruan ai.