-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarje e rëndë në Itali, futbollisti masakron për vdekje ish-të dashurën

Kryesoret

Italia është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku protagonist është bërë një futbollist.

Mësohet se Xhovani Padovani është vënë në pranga pasi dyshohet si autor i një ngjarje tronditëse. Ai ka vrarë me çekiç ish-të dashurën e tij, 56-vjeçaren Alesandra Mateuzi.

Padovani ka patur një karrierë të shkurtër në Serinë D, ku luajti për Troina Calcio, Giarre dhe tani luante për klubin siçilian Sancataldese.

Sipas mediave italiane, 26-vjeçari ka qenë duke e pritur ish të dashurën pranë banesës së saj, dhe sapo ajo është afruar ai e ka qëlluar me çekiç duke e lënë të vdekur në vend.

Autori, viktima dhe vendi i ngjarjes i mbuluar nga gjaku

Ka qenë motra e viktimës ajo që ka rrëfyer për mediat italiane, se ka dëgjuar vetëm një fjalë “Mos Xhovani”, ndërsa ishte duke folur në telefon me Alesandrën.

“Ajo po fliste në telefon me mua. Doli nga makina dhe filloi të bërtiste: jo Xhovani jo, të lutem, ndihmë. Isha në telefon, menjëherë thirra karabinierët që mbërritën me shpejtësi. Unë jetoj 30 kilometra larg.

Në fund e goditi për vdekje”, rrëfeu motra e viktimës për mediat italiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit