Tashmë ka nisur seanca gjyqësore, ku 2 rusët dhe një ukrainas do të njihen me masën e sigurisë. Kjo pasi ata cenuan sigurinë e zonës ushtarake dhe dyshohet se janë rekrutuar nga inteligjenca ruse.
Pajtime Fetahu është gjyqtarja që do të kryesojë këtë seancë. Ata do të përballen me akuzat për nxjerrje të informatave sekrete, goditje për shkak të detyrës dhe stërvitje kundra ligjit për përdorimin e armëve.
Seanca gjyqësore do të mbahet me dyer të mbyllura pasi konsiderohet si sekret shtetëror.