Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pasi SPAK nisi hetimet pas padisë së ish-deputetit Halit Valteri, që e akuzoi për lobim në SHBA.
Kryetari i Partisë së Lirisë sulmon kreun e SPAK, Arben Kraja dhe e paralajmëron kryeministrin Rama për revoltën e popullit në shtator.
Në postimin e tij, Meta ka publikuar edhe një tjetër kërkesë të SPAK-ut, që në gusht i kërkonte informacion Drejtorisë së Gjendjes Civile lidhur me gjeneralitetet e sakta të tij.
“Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës.
Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më” shkruan Meta.
Kërkesën e dytë Arben Kraja ia drejtoi KQZ-së për gjeneralitetet, bazuar te formulari i vetëdeklarimit.
KALLËZIMI PENAL
KALLËZUES: Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë.
KUNDËR:
1. Z. Ilir Meta -President i Republikës së Shqipërisë,
2. Znj.Monika Kryemadhi – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
3. Z.Vangjel Tavo – Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë,
4. Z.Iraklis T. Fidetzis – Administrator ikompanisëDorelita Limited me selinë Qipro.
BAZA LIGJORE:Kodi i Procedurës Penale të RSH: Nenet 25, 75/a, 149, 150, 151, 152, 153 deri 165, 228, 229, 244, 277, 279/a, 280, 281, 283, 287, 304, 331, 390.
Kodi Penal i RSH: Nenet 25, 164/a, 164/b, 180, 181, 248,257/a, 259, 287.
DREJTUAR: Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar