Dy rusët dhe një ukrainas, të cilët u kapën në brendësi të uzinë së armëve në Gramsh, janë shoqëruar ditën e sotme për në gjykatë e Elbasanit.
Ata akuzohen nga drejtësia për spiunazh, kjo jo vetëm për shkak se thyen rrethimin e zonës ushtarake. Në bagazhin e makinës së tyre u gjetën armë dhe mjete të tjera, të cilat cenojnë sigurinë.
Për sa i përket seancës së sotme gjyqësore ajo do të mbahet me dyer të mbyllura pasi jo vetëm përbën është sekretë hetimor, por është klasifikuar dhe si sekretë shtetëror. Avokatët kryesisht të shtetasve rusë dhe ukrainas janë Kryetari i Dhomës se Avokatisë Elbasan, Demir Çiftja dhe Aldi Kaçi, ndërsa avokati i trete do te caktohet gjate seances.