-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Hapet çanta e spiunëve rusë me dronë, bombola, fishekë dhe predha

Kryesoret

Paraditen e sotme ukrainasi Fedir Aplatov dhe dy rusët Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin do të dalin para gjykatës së Elbasanit.

Ata akuzohen për spiunazh nga prokuroria e Elbasanit. Dosja po hetohet nga drejtuesi i kësaj prokurorie Kreshnik Ajazi.

Kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Zyrtarisht dy rusëve dhe ukrainasit u janë sekustruarpajisje të specializuara të fotografimit.

U sekuestruan

1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP

2 dronë

Sasi të konsiderueshme monetare

1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (nightvision)

1 laptop

Karta sim

Hardisk i jashtëm

1 copë fishek model 56, kaliber 7,62 mm

1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm

Dokumente identifikimi dhe udhëtimi

Pajisje kampingu të ndryshme

1 bombul e përdorur në forme spray neuroparalizuese

6 telefona celular

Në dosje tregohet edhe kronologjia si ndodhi sulmi i rusëve mbi dy ushtarët në uzinën e armëve në Çekin të Gramshit. Por deklarimet e të arrestuarve klasifikohet sekret dhe nuk do të paraqitet para gjyqtarit.

Kronologjia/ Çfarë thuhet në dosje?

Prokuroria: Nga aktet e këtij procedimi, rezulton se më datë 20 gusht, rreth orës 17:35 ka ndodhur ngjarja.

Nga ana e punonjësve të shërbimit, rojeve ushtarake të Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin, është njoftuar salla Operative e Komisariatit Gramsh.

Në ambientet e rrethimit të brendshëm të këtij objekti është futur një shtetas i huaj, i cili pasi është konstatuar nga roja shërbimit. Ai është larguar nga magazinat duke kaluar muret rrethuese të uzinës.

Ky shtetas është ndjekur nga dy rojet e uzinës dhe në distancë rreth 200 metra larg objektit. Në momentin që ata janë afruar për ta ndaluar dhe shoqëruar këtë shtetas, ai ka bërë rezistencë.

Rusi ka nxjerrë një sprai duke ua hedhur në fytyrë dhe në trup, me qëllim që të largohej nga ata. Me gjithë këto veprime, rojet kanë bërë të mundur neutralizimin e tij.

Rojet e kanë mbajtur të bllokuar deri në momentin që kanë ardhur shërbimet e komisariatit të Policisë Gramsh.

Rezulton se shtetasi i huaj, Mikhail Zorin, me shtetësi ruse, ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Dy të tjerët udhëtonin me një mjet sportiv ngjyrë portokalli me vija të zeza.

Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe janë vendosur pika kontrolli dhe është bërë e mundur kapja e mjetit.

Brenda ndodheshin shtetasi ukrainas Fedir Alpotav dhe shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit