-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusët në gjyq, prokuroria: Spiunët erdhën me mision në Shqipëri

Kryesoret

Ditën e sotme në orën 11:00 do të zhvillohet seanca në gjykatën e Elbasanit për dy rusë dhe një ukrainas.

Ata akuzohen për spiunazh pasi tentuan të futen ne bazën ushtarake në Gramsh dy sulmuar dy ushtarë.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg duke ngritur tre vepra penale kundër tyre.

25-vjeçari ukrainas Fedir Aplatov dhe dy rusët Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe Mikhail Zorin 24 vjeç pritet që të mbesin në burg.

Prokuroria deklaron se nga marrja në pyetje ka dyshime të forta se kanë ardhur për spiunazh.

Sipas prokurorisë ata janë të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës me misione të caktuara në Shqipëri.

Kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Gjithashtu në pajisjet e tyre të specializuara të fotografimit janë gjetur filmime.

Kryesisht pamje të uzinës së Gramshit, por edhe të veprave të tjera si, burimet energjetike, etj.

Deklarimet e tre të arrestuarve prokuroria i klasifikoi sekret.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit