Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh nga Pogradeci se misioni i demokratëve është që të shpëtojnë Shqipërinë nga Rama.
Ai tha se kryeministri Edi Rama është armiku i lirisë së shqiptarëve.
“Në këtë takim shtrova para tyre misionin e madh, që ka sot cdo demokrat dhe demokrate. Që ka sot PD për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i lirisë së shqiptarëve duke dhunuar voton.
Në garën elektorale të 25 prillit, ajo ishte një garë mes shtetit elektoral dhe subjekteve të tjera, cka do të thotë se ajo nuk ishte një garë elektorale. Po i lëmë mënjanë tonelatat me euro që të krimit që janë blerë votat. Unë po marr ketu makinerinë shtet.
Pushteti i Ramës i përqendruar sot 10% më shumë sesa 91 tek Ramiz Alia është një pushtet i rrezikshëm, i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri mashtrimi për qytetarët, makineri plaçkitje, Ka shndërruar shtetin shqiptar në një shkelmues të interesave të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.