Presidenti Bajram Begaj mësohet se ka shkarkuar nga detyra Edvin Shvarc. Prej 19 vitesh, ai punonte në institucionin e Presidencës.
Mësohet se Shvarc mbante postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë. Sipas deputetit demokrat Flamur Noka ai është pushuar pa ndonjë arsye nga puna.
Edvin Shvarc është djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc, i cili ka sjellë në gjuhën shqipe kryevepra të letërsisë botërore.
Po sipas shkresës, largimi nga kjo detyrë është bërë për shkak të panjehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.