Interi do të luajë në një grup ferri në Champions League, së bashku me Bayern, Barcelona dhe Plzen.
Grup i vështirë edhe ai i Juventusit, që ka si kundërshtarë kryesorë PSG-në pretendente për trofeun dhe Benfikën.
Ndërsa edhe Napoli nuk do ta ketë të thjeshtë me kundërshtarë si Ajaksi, Liverpuli dhe Rejnxhërs në grup.
Ndërkohë, goglat kanë rezervuar një grup të lehtë në letër për Milanin.
