-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet e SPAK për Metën, Berisha: Asgjë nuk e pengon këtë opozitë nga fitorja

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar gjithashtu edhe me nisjes së hetimeve nga ana e SPAK për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta në lidhje me padinë e ish-deputetit Halit Valteri.

Ai tha se SPAK, SHISH dhe Autoriteti i Dosjeve janë kthyer në anekse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Berishës por përdor çdo procedurë false për të goditur kundërshtarët.

“Ky njeri e ka shpallur veten armik i egër i shqiptarëve. PD nuk merr kurrë pushtet përveçse me votë. Protesta është pa asnjë diskutim institucioni demokratik për t’i dhënë mësim kësaj qeverie.

Gjithçka është në kuadrin e shndërrimit të SPAK, SHISH, Autoritetit të Dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës. Kemi një shtet monist. PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë. E ka votuar në vitin 1996, dhe në 2008.

Edi Rama e ka dërguar në GJK atë ligj. PD është dhe ka qenë gjithmonë për ligjin e lustracionit. Por mos u ngutni.

Edi Rama është në panik të tmerrshëm. Mendon se duke përdorur procedura kundër kundërshtarëve mund të shpëtojë. Nuk shpëton.

E ka nisur me falsifikim. Personi për të cilin akuzohet ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me Ilir Metën”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit