U mendua një ndeshje e lehtë, por meksikani Miguel Parra rezultoi një kockë e fortë për Florian Markun.
Pas 10 raundesh të luftuar, ku të dy boksierët treguan nivel të lartë, shqiptari fitoi takimin me vendim unanim të gjyqtarëve, 96-91, 96-92, 95-92.
Ndeshja parashikohej më e lehtë për Markun, por që nga raundi i parë, Ramirez tregoi se do të ishte një kockë e fortë, dhe arriti ta çonte ndeshjen deri në raundin e fundit.
Me kalimin e raundeve, meksikani bëhej edhe më i guximshëm, duke i rezistuar goditjeve të Markut dhe duke lëshuar edhe ai gjuajtje që e vunë jo pak në vështirësi shqiptarin.