-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta apo Metaj? Ish-Presidenti flet pas hetimeve të SPAK-ut: E vërteta e mbiemrit tim

Kryesoret

Ish-presidenti Ilir Meta një ditë pasi SPAK-u njoftoi se ka nisur hetimet për lobim në SHBA kundër tij e ka cilësuar edhe njëherë nismën e prokurorisë me prapavijë politike.

Hetimi nisi nga mbiemri i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ai shpjegoi sot se përse përdor dy mbiemra.

Certifikata e gjendjes sime civile është bërë publike. Unë quhem Ilir Metaj.

Pastaj për lehtësi në komunikime me publikun kjo është cështje tjetër. Unë kam qenë dhe jam ai që më njohin të gjithë” tha ai.

Po në formularin e vetë-deklarimit si e keni deklaruar, Meta apo Metaj? “Nuk ka asnjë rëndësi kjo, certifikata është bërë publike në ndihmë të SPAK-ut” tha ai.

Ai tregoi sot se përse nuk e paditi gazetën austriake që publikoi e para lajmin për lobimin.

Padia për gazetën, m’u vlerësua si e panevojshme dhe shpenzimet për gjyqin do të ishin të larta. Shpenzimet ishin të larta. 300 euro ora për një studio ligjore” tha ai.

Një akuzë e kishte edhe për Halit Valterin që e denoncoi në SPAK për këtë dosje.

Të kërkuarit për inceneratorët janë në Vjenë dhe paditësi disa herë ka qenë në Vjenë” tha Meta te Euronews.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit