Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për të rritur numrin e forcave të armatosura ruse në 2.390.758.
Sipas dekretit të nënshkruar më 25 gusht, numri i personelit ushtarak do të rritet në 1.150.628 efektivë.
Personel që do të punësohen nga radhët e civilëve për llogari të forcave të armatosura ruse. Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 janar, 2023.
Ai vjen shtatë muaj pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës dhe mes raportimeve të pakonfirmuara për humbjen e ushtarëve.
Putin nënshkroi një ligj që u mundëson personave mbi 40 vjeç të regjistrohen në forcat e armatosura. Më parë ushtria ruse kishte kufij moshe për rekrutimin e ushtarëve nga 18 deri në 40 vjeç.