Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Mallakastër.
Mësohet se djali, me probleme mendore, ka vrarë me sende të forta babanë e tij.
“Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi Mariglen Muhametaj, 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Qemal Muhametaj, 73 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja”.