Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një magazinë të braktisur në fshatin Lavdan të Mallakastrës, e cila përmbante kartosera, fuçi vaji dhe solari.
Zjarrfikësit janë në luftë për të mbajtur nën kontroll flakët, ndërsa situata është bërë më e komplikuar për shkak të materialeve të rrezikshme në magazinë.
Për të minimizuar rrezikun, autoritetet kanë evakuuar banorët e tre shtëpive pranë magazinës. Forcat zjarrfikëse, të ndihmuara nga një automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol, janë të angazhuara në përpjekjet për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth, përfshirë një fabrikë vaji ulliri dhe një banesë.