Pas afro dy orësh ka përfunduar takimi i të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Nga atje, dy zyrtarët e lartë do të udhëtojnë për në Serbi ku do të kenë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dhe drejtorin e Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkovi.
Ky takim u mbajt në Mitrovicë.
Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka deklaruar se ekziston mundësia që pala kosovare ta shtyjë zbatimin e masës së recirpocitetit për targat dhe letërnjoftimet.
Nga Mitrovica, Lajçak tha se ka shumë spekulime për zhvillimet e fundit, por sipas tij janë disa opsione rreth kësaj çështjeje për të cilat nuk mund të flas në detaje.
I pyetur se a janë ato opsione të mira, ai tha se “Do ta shohim së shpejti”.
Përpos kësaj, Lajçak tha se në takimin që kishin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe ripërsëriti se 1 shtatori do të jetë një ditë normale, njofton Klankosova.tv.
Në takimin që u mbajt në Mitrovicë ishte i pranishëm edhe i dërguari i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, gjersa ky i fundit ende po e vazhdon takimin.