-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qyteti spanjoll i braktisur gabimisht

Kryesoret

Qyteti i kalasë mesjetare i Granadilla është një qytet fantazmë.

Vizitorët mund të shikojnë në dhomat e zbrazëta, të enden përgjatë rrugëve të rrethuara me mure dhe të shikojnë qytetin nga maja e kështjellës.

Por askush nuk jeton atje. Që kur banorët u dëbuan në vitet 1960.

Kaluan vitet, gjërat ndryshuan.

Tani, ai është një nga fshatrat e paktë të kalasë spanjolle ku muret e lashta janë ende të paprekura. Komuniteti që jetoi atje deri në vitet 1960 nuk është më.

Gjatë diktaturës së Francisco Franco-s, në vitet 1950, nisi të dukej fundi.

Asokohe, Spanja filloi projektin masiv të ndërtimit të digave si një mënyrë për të nxitur ekonominë gjatë periudhës së izolimit.

Më e madhja nga këto përpjekje ishte rezervuari i Gabriel y Galán në lumin Alagón dhe në vitin 1955, zyrtarët dekretuan se Granadilla ishte në zonën e përmbytjes dhe për këtë arsye duhej evakuuar.

Gjatë 10 viteve, të gjithë një mijë banorët u dëbuan me forcë, shumë prej të cilëve u zhvendosën në vendbanimet e kolonizimit pranë fshatit.

Kur uji filloi të ngrihej në vitin 1963, ai i mbuloi të gjitha, përveç një rruge për në fshat, duke e kthyer atë në një gadishull. Vetë qyteti nuk u përmbyt kurrë.

Megjithatë, banorët nuk u lejuan të kthehen.

Edhe sot, fshatarët nuk janë lejuar të rimarrin shtëpitë e tyre sepse qeveria ruan dekretin e përmbytjeve të nënshkruar nga Franco.

Megjithatë, vizitorët mund shkojnë për udhëtime ditore.

Qyteti u caktua një vend historiko-artistik në vitin 1980 dhe drejtohet si një muze i lirë, në ajër të hapur i mbikëqyrur nga Agjencia Autonome e Parqeve Kombëtare.

Marrë nga “BBC”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit