Një turiste sllovake u shpëtua sot në Qeparo në Himarë. Ajo ishte futur në det me kanoe, pa marr parasysh dallgët e larta.
Sllovakja u pikas nga policia kufitare e Himarës teksa ishte në rrezik për tu mbytur.
“Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë, se një turisteje, e cila ishte futur në det me një mjet lundruese tip “Kanoe”, në plazhin e Qeparoit, Himarë, për shkak të dallgëve të larta të detit, po i rrezikohej jeta dhe e kishte të pamundur të kthehej në breg”, ka njoftuar policia e shtetit.