-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet për herë të tretë censusi

Kryesoret

Censusi i popullsisë dhe banesave është shtyrë për herë të tretë.

Njoftimin e bëri Instituti i Statistikave (INSTAT) duke theksuar se do të bëhet vitin tjetër.

Shkaku? Mossigurimi në kohë i mjeteve të nevojshme, tabletat për grumbullimin e informacionit në terren.

Censusi ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2020, por fillimisht u shty prej situatës së krijuar nga pandemia.

Një tjetër shtyrje u bë për në vitin 2021 për shkak të zgjedhjeve parlamentare.

Tani u shty për tabletat. Parashikohet të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro.

Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011. Popullsia ishte 2,821,977 me një rënie prej 8%, nga censusi i 2001-shit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit