-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj: Zoti President, korrigjimi i gabimit nuk është dobësi!

Kryesoret

Duke lexuar një shkrim të Andi Bejtjes mora vesh që Presidenti i Republikës Bajram Begaj kishte liruar nga detyra ose me qartë të themi e kishte hequr nga puna Edvin Shvarcin i cili ka punuar aty me katër nga krerët e shtetit !

Nuk e di cili është motivi po në vendin tonë në pergjithësi ato janë subjektive për të hequr dikë që ti hapet vend dikujt !

Për më shumë se tre vjet kam qënë pjesë e stafit të Presidentit Bamir Topi, aty e kam gjetur dhe aty e kam lënë Shvarcin!

Nuk e kam patur as mik sepse ai nuk afrohej shumë por as antipati jo, sepse ai ishte korrekt dhe i respektueshem me të gjithë pa i ikur tentacionit per humor elegant.

Ai të linte përshtypjen si pakukush tjetër që atë e mbron puna e tij dhe ligjet e shtetit jo raportet personale dhe miqësitë. Një qasje hebraike ndaj të dyjave kishte.

E bënte si askush tjeter punen  e vet , atë të perkthyesit po  e po por edhe të drejtorit. Solid në kulturë jo thjesht si biri i Shvarcit të madh por i studimeve në Shqiperi e Amerikë, leximeve,  perkthimeve, ngulmimit të tij.

Një anglishtfoles i persosur. Pa drojë i bëntë nder zyres ku punonte, i jepte asaj dinjitet dhe rracionalitet, rregull e korrektesi. Sot është i papunë.

Sa keq. Edvini do ta gjejë një punë me siguri por Presidenca e Republikes zor e ka ta zevendesojë me një të ngjashem sepse realisht ai ska të ngjashem në perpikmerinë dhe skrupolozitetin që e krakterizon.

Persona me kaq eksperiencë në çdo vend të Europes mbeshteten, promovohem ndersa tek ne i hedhim në rrugë.

Pershtypje bën e dhemb më shumë kur këtë e ben Presidenti i Republikes të cilin nuk e pershkruajnë për burrë të keq nga pikpamja njerzore se nga ajo publike nuk po merrem.

Dikush mund ti thote Shvarci nuk është i yni, një tjeter me gjej një vend pune  per djalin, nusen, motren etj por Presidenca e Republikes nuk duhet të jete vend qokash të rendomta, po simbol i shumë ekulibrave të  kushtetutes, të respektimit të shtetit, të dinjitetit të zyrtarit, të tradites, të krahinave, të feve , të minorancave e shumëçkje që shfaqet si komponent i shoqerisë sonë!

Zoti President ktheje Shvarcin aty ku ishte, ky gjest mund të të merret per mirë, si gjest i  njeriut që di të kuptojë gabimet  e veta, keshillat e keqia dhe kerkesat mujshare. Korigjimi i gabimit nuk është dobesi.

Kur shembulli mungon në Presidencë, kur shteti goditet bash aty në ligj por edhe në mistiken e tij mbrojtëse, për më poshtë mbetesh pa tekst !

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit