-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas 40 vitesh, gratë iraniane lejohet të shohin ndeshjen e futbollit në stadium

Kryesoret

Qindra gra iraniane ndoqën një ndeshje futbolli në Teheran për herë të parë pas 40 vitesh. Atyre iu ishte ndaluar hyrje në stadiume sportive.

Pesëqind grave iu dha akses në stadiumin Azadi të Teheranit për të parë një ndeshje të ligës midis Esteghlal FC, ekipit vendas dhe Sanat Mes Kerman FC.

Gratë u ndanë nga burrat në stadium dhe u futën përmes një hyrje të posaçme përmes një parkimi makinash.

Ndalimi i Iranit për pjesëmarrjen e grave në stadiume sportive nuk është shkruar në ligj, por është vendosur menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Tashmë ata mund të ndjekin disa ndeshje vendase, por numri është tejet i limituar.

Këtë vit, gratë iraniane u lejuan të ndajnë një moment historik pasi 

Irani siguroi kualifikimin për Kupën e Botës të nëntorit në Katar. Tre vjet më parë, mijëra gra u lejuan të merrnin pjesë në një lojë kualifikuese të Kupës së Botës midis Iranit dhe Kamboxhias në vitin 2019, pas presionit nga grupet e të drejtave të njeriut dhe organi drejtues botëror i sportit, FIFA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit